Propozim i veçantë për martesë (VIDEO) NULL NULL 08.12.2015 16:48 08.12.2015 16:48 Shelby Tucker, u surprizua tej mase kur i dashuri i saj i propozoi për martesë. Por, më shumë se nga martesa ajo u surpriza nga mënyra se si ai i propozoi, transmeton Klan Kosova. Meqë Tucker, është adhuruese e qenve i dashuri i saj kishte vendosur që përmes një këlyshi t’i propozonte asaj martesë. Ai në kollaren e këlyshit e kishte vendosur një unazë të martesës dhe në momentin kur ajo e përqafoi e pa unazën dhe menjëherë u përgjigjë me lot në sy që “po dëshiron të martohet me të”. Më poshtë mund ta shikoni videon e plotë të propozimit të veçantë.