Propaganda e VV-së demaskohet nga gazetari Mehmetaj NULL NULL 31.01.2025 18:57 31.01.2025 18:57 Kujtim Fejza, burri i asamblistes së Vetëvendosjes në Gjakovë, Shqipe Daija Fejza, njëherit kryetare e VV-së në këtë qytet Gazetari Lirim Mehmetaj ka demaskuar një propagandë të kamuflluar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku ka shpërndarë një video të një qytetari të Gjakovës, duke pretenduar se u trajtua keq në punë. Në të shihet personi në fjalë teksa i thotë kryeministrit Albin Kurti se është një ish-punëtor i “Comodita-s”. Por, Mehmetaj e ka “zhveshur” personin në fjalë, duke treguar se për kë bëhet fjalë. Ai është Kujtim Fejza, burri i Shqipe Daija Fejza, asambliste e VV-së në Gjakovë, dhe kryetare e Vetëvendosjes në këtë qytet, transmeton Klankosova.tv. Teksa flitet për trajtim jo të duhur në punë, gazetari Mehmetaj shtron pyetjen se si është e mundur që gjatë Qeverisjes Kurti nuk u respektuan të drejtat e punëtorëve, e nuk ka as inspektorë që i kontrollon kompanitë dhe pronarët e tyre. “Pyetja e parë: Nëse në vendin ku ke punuar ke përjetuar torturë, atëherë konfirmohet se gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes nuk respektohen të drejtat e punëtorëve, nuk ka inspektorë që i kontrollon kompanitë dhe pronarët operojnë barbarisht me punëtorët sikur të mos kishte shtet. E dyta, konfirmohet se nuk qenka e vërtetë se në Kosovë paska plotë vende të lira pune, sepse ky personi paska duruar torturën në Komodita, duke e ditur se përndryshe mbetet pa punë. Apo jo?”, thotë Mehmetaj. “Dhe problemi kryesor: Si u bë që Albin Kurti akuzonte Devollët e bash burri i kryetares së gruas në Gjakovë paska marrë rrogë prej tyre?”, shtron pyetjen gazetari.