Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pronari i Aston Martin thotë se duhet të presin ca kohë për të garuar për titull të F1

NULL NULL
14.07.2021 13:05

Pronari i ekipit të Aston Martin, Lawrence Stroll, pret që të jenë edhe katër apo pesë vjet para se ekipi i tij të realizojë ambicien e tij për të luftuar për titullin e Formula 1.

Stroll filloi vitin duke pritur që skuadra e tij të bënte një hap përpara pasi fitoi një garë vitin e kaluar, por ata qëndrojnë në vend të gjashtë në kampionat pas nëntë garave, përcjell Klankosova.tv.

“Nuk mendoj se mund të presim të fitojmë para katër ose pesë vjetësh,” tha ai.

Miliarderi kanadez është në një përpjekje ristrukturimi që do të shohë rritjen e stafit nga 500 në 800 të punësuar, raporton BBC.

Stroll ka nënshkruar shefin e aerodinamikës së Red Bullit,  Dan Fallows të jetë drejtori i ri teknik i Aston Martin, megjithëse ekipi i tij ekzistues thotë se ai nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me Aston Martin “brenda dy viteve të ardhshme”.

Ky është vetëm një nga seria e nënshkrimeve të personave me profil të lartë në F1 dhe Stroll thotë se do të ketë një tjetër të njoftuar këtë javë.

lajme të ngjashme