Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Promovohet pulla postare “Dua Lipa”, e pranishme edhe artistja (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 06.08.2022 20:28

Për të nderuar veprën e këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa, Posta e Kosovës promovoi të shtunën pullat më të reja, me imazhin e këngëtares.

Kjo e emocionoi Dua Lipën, e cila tha se nuk do të ndalet së punuari për Kosovën.

Duas e babait të saj, Dukagjin Lipës, pullat postare iu dhanë në disa forma. Në pllakate bronzi, si folder prezantues e të kornizuara.

E para e postës së Kosovës, Fakete Kadiu, duke falënderuar këngëtaren për lartësimin e emrit të Kosovës, i propozoi këtyre që disa nga pullat postare edhe t’i shpërndajnë te të tjerët.

Derisa shtoi se pulla më e re është krenari edhe për ta.

Ylli i Kosovës në muzikë, po qëndron në Kosovë që nga e mërkura në kuadër të festivalit Sunny Hill, kjo një ditë më parë u prit edhe nga presidentja Vjosa Osmani ku u nderua me çmimin “Ambasadore Nderi”.

lajme të ngjashme