Promovohet “365 episode nga jeta” nga gazetari Enis Reçica NULL NULL 05.07.2017 12:36 05.07.2017 12:36 “365 episode nga jeta”, është titulli i libirit më të ri të autorit të ri kosovar dhe gazetarit të televizionit Klan Kosova, Enis Reçica i cili sot u përurua në Institutin Albanlogjik në Prishtinë, njofton Klan Kosova. Asllan Quqalla, redaktor i librit tha se ky libër është një vlerë e madhe që patjeter “duhet të jete i pranishëm në çdo bibliotekë”. Sipas redaktorit, ky libër synon të shpërfaq realitetin social të banorëve të Kosovës, për 365 ditët e vitit. Ilir Deda në cilësinë e recenzentit në këtë rast tha se është i lumtur që ky libër u botua dhe deklaroi se Reçica “duhet të jetë si shembull për të rinjtë e tjerë”.