Prokuroria Speciale lëshon letër-rreshtim ndaj Millan Radoiçiqit NULL NULL 18.06.2025 15:30 18.06.2025 15:30 Millan Radoiçiq i uniformuar qëndron në manastirin e Banjskës, pas sulmit terrorist në Banjskë, Zveçan, 24 shtator, 2023. Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar letër-rreshtim ndaj Millan Radoiçiqit, lidhur me rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore, në vitin 2022. Në një përgjigje për Klankosova.tv, zëdhënësja Arbnor Luta, tha se përveç Radoiçiqit PSRK-ja ka lëshuar urdhërarrest edhe ndaj 10 personave tjerë të dyshuar në këtë rast. “Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale, respektivisht prokurorit të rastit për lëshimin e letër-rreshtimit vendor dhe atij ndërkombëtar ndaj Milan Radojiçiq. Urdhërarresti është lëshuar në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u ndërmarrë në rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore në vitin 2022. Përveç Radojiçiq, PSRK-ja ka lëshuar urdhërarrest edhe ndaj 10 personave tjerë të dyshuar në këtë rast”, thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv. Tutje në përgjigje, ajo shtoi se janë duke u hetuar rreth 50 persona, për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese. “Ndërsa për veprimet tjera publiku do të njoftohet në kohë, pasi duke pasur parasysh se rasti është në fazën e hetimeve, aktualisht nuk mund të ndajmë më shumë informacione”./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 2 orë më parë