Prokuroria Speciale do të ankohet në Gjykatën e Apelit për lirimin e të dyshuarve për 1 milionë euro NULL NULL 28.02.2026 13:05 28.02.2026 13:05 Prokuroria Speciale ka konfirmuar se do të bëjë ankesë ndaj vendimit të Gjykata Themelore, e cila refuzoi kërkesën për paraburgim ndaj tre të dyshuarve të arrestuar për transportin e rreth 1 milion eurove. Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta. “Do të ankohemi në Gjykatën e Apelit ndaj vendimit të shkallës së parë”, ka konfirmuar Luta. Prokuroria Speciale e Kosovës kishte kërkuar paraburgim për tre të dyshuarit që u arrestuan më 24 shkurt, për veprën penale “shpëlarje parash”. Ata u ndaluan në Merdarë teksa hynin në Kosovë me një furgon “Sprinter” me targa shqiptare, duke deklaruar se nuk kishin asgjë për të raportuar. Gjatë kontrollit u zbuluan 18 pako me rreth 1 milion euro të fshehura në një hapësirë të modifikuar të automjetit. /Klankosova.tv Lirohen tre të dyshuarit të cilëve iu gjetën 1 milion euro në Merdarë