Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prokuroria kryen bastisje në Prishtinë, arrestohen katër persona për fajde

NULL NULL
19.07.2024 08:49
Foto nga Policia e Kosovës
Foto nga Policia e Kosovës. Arrestimi i personit për fajde në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka  realizuar një aksion, me ç’ rast janë kryer bastisje në disa lokacione në territorin e qytetit të Prishtinës, për shkak të dyshimit të veprës penale “Fajdeja”, sipas KPRK-së.

Nga ky aksion i zhvilluar janë arrestuar katër persona të dyshuar, derisa Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndaj të njëjtëve do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore, përcjell Klankosova.tv.

Policia ndërkaq ka njoftuar se kontrollet janë kryer në katër lokacione të ndryshme në komunën e Prishtinës, me ç’rast janë sekuestruar dëshmi të ndryshme materiale si: armë, para, dokumente, vetura, bimë narkotike etj.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i hekur rrobash

Mund të jetë një imazh i teksti

lajme të ngjashme