Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prokuroria jep detaje rreth aksidentit fatal në Rahovec

NULL NULL
21.05.2019 09:02

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se mbrëmë, me datë 20.05.2019, rreth orës 19:45, ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore.

“Aksidenti ka ndodhur në komunën e Rahovecit, pikërisht në fshatin Fortesë, në mes dy veturave “VË- passat” dhe “mercedes”, ku shkaktar i aksidentit ishte vetura “passat”, dhe personi që ishte pasagjer, N. Sh., rreth moshës 50 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa personi i cili voziste këtë veturë N.B., ka pësuar lëndime trupore dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në komunatikë.

Ndërsa A.K., i cili ishte me veturën “mercedes”, nuk ka pasur lëndime dhe pas intevistimit i njëjti është liruar.

Prokurori kujdestarë bashkë me policinë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe trupi i pa jetë iu është dhëne familjarëve me kërkesë të tyre.

LAJMI I FUNDIT: Një i vdekur dhe një i lënduar në aksident trafiku në Rahovec

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.