Prokuroria heton pajisjen me pasaportë diplomatike të Valdrin Sahitit (FOTO) NULL NULL 21.06.2022 16:15 21.06.2022 16:15 Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha, në llogarinë e tij në Facebook ka postuar një dokument që pretendon se i është dërguar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në të cilin thuhet se e kanë pranuar një parashtresë së tij së bashku me dokumente tjera, të titulluar “Kërkesë për inicim të hetimeve në lidhje me paligjshmërinë e pajisjes me pasaportë diplomatike të Valdrin Sahitit”. Në bazë të dokumentit të postuar, bëhet e ditur se parashtresën e tij e kanë dërguar në kompetencë Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, meqë siç thuhet, ai ka kompetencë për t’i zhvilluar hetimet e këtij rasti.