Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prokuroria e Tiranës i dërgon shkresë Kuvendit, kërkon ndërprerjen e mandatit të Salinajit

NULL NULL
27.09.2024 12:29
Prokuroria e Tiranës
Prokuroria e Tiranës

Prokuroria e Tiranës i ka dërguar zyrtarisht shkresë Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkon ndërprerjen e mandatit të deputetit të PD-së, Ervin Salinaji.

Kjo vjen një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ta dënuar atë me një vit burg për kallëzim të rremë, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Më herët sot, Grupi Parlamentar i PD-së i kërkoi Kuvendit mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e rastit të Salianjit, por siç mëson Top Channel, Kuvendi thotë se nuk ka nevojë, pasi Kushtetuta e përcakton qartë procedurën që ndiqet në rastin kur kemi një dënim të formës së prerë.

lajme të ngjashme