Prokuroria e Elbasanit nis hetimet pas zjarrit të madh NULL NULL 07.11.2023 12:55 07.11.2023 12:55 Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë i kanë nisur hetimet për ndotje të mjedisit ndaj kompanisë “Kurum” për shkak të zjarrit që kishte filluar dje dhe po vijon ende. Masa e skrapit e grumbulluar përgjatë muajsh po vazhdon të digjet, sipas raportimeve të Top Channelit. Ekipet e zjarrfikësve po qëndrojnë që nga ora 10:00 e mëngjesit të së hënës. Raportohet që zjarri mund të ketë nisur si pasojë e materialeve të djegshme, vajrash dhe materialesh tjera.