Prokuroria dhe ATK-ja aksion në veri NULL NULL 20.05.2024 16:26 20.05.2024 16:26 Foto ilustruese, Policia e Kosovës. Foto: AP Në veri është duke u zhvilluar një aksion i prokurorisë dhe policisë. Në këtë aksion po marrin pjesë edhe zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës. Kështu tha për Klankosova.tv zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. “Policia e Kosovës në bazë të informacioneve të pranuara se në disa biznese në veri të vendit është duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme , me autorizim të prokurorit policia ka ndërhyrë dhe të njëjtat janë duke u kontrolluar”, tha Elshani për Klankosova.tv Nuk janë bërë të ditura detaje tjera lidhur me aksionin./Klankosova.tv