Projektrezoluta e PD: Të ndryshojë vota për Jeruzalemin NULL NULL 08.02.2018 19:02 08.02.2018 19:02 Partia Demokratike e Shqipërisë thotë se projektrezoluta e dorëzuar prej saj në Kuvendi për çështjen e Jeruzalemit dhe votës së Shqipërisë në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në dhjetor, lindi si domosdoshmëri e mungesës së konsultimit të Ministrisë së Jashtme me pushtetin ligjvënës. “Në këtë frymë mungese bashkëpunimi dhe konsultimi ishte edhe qëndrimi i mbajtur nga Shqipëria në Stamboll më 13 dhjetor në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik lidhur me statusin e Jeruzalemit”, thuhet në projektrezolutën e demokratëve. Opozita deklaron se kjo ka shkaktuar “sulme të padrejta e të padobishme ndaj Shteteve të Bashkuara” e për këtë propozon që të anulohet vota në OKB nga ana e Parlamentit. “Kuvendi duhet menjëherë të distancohet dhe të kërkojë nga Qeveria që të ndërmarrë hapat e nevojshme për rregullimin e kësaj situate”, thuhet në projektrezolutë, shkruan Top Channel. Partia Demokratike thotë se të tilla qëndrime ndaj SHBA bien ndesh me interesin kombëtar dhe të qytetarëve shqiptarë.