Projektligji për Energji miratohet në Komisionin për Ekonomi NULL NULL 14.04.2026 13:33 14.04.2026 13:33 Me pesë vota pro, Komisioni për Ekonomi ka miratuar në parim Projektligjin për Energjinë. Sipas Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ky projektligj synon të forcojë mbrojtjen e konsumatorëve dhe të harmonizojë sektorin energjetik me standardet e Bashkimit Evropian, transmeton Klankosova.tv. Megjithatë, gjatë diskutimit janë shprehur kritika nga deputetët e opozitës, të cilët kanë ngritur shqetësime për centralizim të kompetencave dhe dobësim të rolit të rregullatorit.