Profesori kosovar, Naser Ferri përuron libër në Kroaci NULL NULL 30.09.2019 10:08 30.09.2019 10:08 Profesori nga Kosova, Naser Ferri, ka botuar librin “Živa mitologija” (Mitologjia e Gjallë) në Entin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë (HAZU) në Split të Kroacisë. Botimi i librit në gjuhën kroate që u mbështet financiarisht nga Qeveria e këtij vendi, u bë në kuadër të manifestimit kulturor “Knjiga Mediterana”, njofton Klan Kosova. Librin e prezantuan akademik Nenad Cambi, doktor Marija Buzov, profesor Kristina Džin dhe doktor Vesna Lalošević. Në këtë përurim ishte prezent edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli. Në këtë simpozium ndërkombëtar, Ferri me 24 shtator e ka prezantuar edhe kumtesën në gjuhë italiane me titull: I membri dell esercito romano nella Dardania romana originari da Sslona” (Pjesëtarët e ushtrisë romake me origjinë nga Salona në Dardani romake). klankosova.tv