Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Profesori Hoxha: Narracionet ndaj Grenellit janë të pamenduara dhe infantile (VIDEO)

NULL NULL
15.02.2025 18:35

Abit Hoxha, profesori në universitetin “ADGER”, ka folur për zhvillimet e fundit dhe deklarimet e liderëve të botës në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se pjesë e rëndësishme e agjendës së Administratës të re Amerikane është më shumë Evropa se Kosova.

Ndër tjera, ai ka folur për reagimet në Kosovë ndaj Richard Grenell, emisarit të ShBA-së, për të cilat tha se janë të pamenduara.

“Mendoj se janë dy çështje të rëndësishme që dalin nga Konferenca e Sigurisë në Mynih e para është se i gjithë vurbulli i të sharave dhe narracioneve kundër emisarit special Richard Grenell, në Kosovë shihet se është shumë i pamenduar dhe infantil”.

“Ndërsa, çështja e dytë është se Administrata Amerikane ka dy çështje apo tri çështje më të rëndësishme me Evropën se sa me Kosovën, këto çështje janë, ajo që Zëvendëspresidenti JD Vance e quajti si censura e internetit apo këtyre kompanive multinacionale  që janë dy rregulla të BE-së, si dhe politika emigracionit në Kosovë”.

“Ndërsa, Kosova si çështje, do të ishim me fat mendoj nëse do të futej në agjendën e ShBA-së. Armiqësimi në thonjëza i ShBA-së me Evropën tani më është i hapur, e pamë edhe gjatë fjalimit të Vance, pati reagime të shumta, që e quajtën fjalimin e tij me deklarata si të pamenduara nga zyrtarët evropianë”, ka thënë Hoxha. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme