Profesoresha e Oxfordit: Nuk përjashtohet mundësia e pushtimit të Kosovës nga Serbia NULL NULL 02.10.2024 12:37 02.10.2024 12:37 Profesorja e Oxfordit: Nuk përjashtohet mundësia e pushtimit të Kosovës nga Serbia Profesoreshë e Universitetit të Oxfordit, Jennifer Cassidy, ishte në mesin e folësve të konferencës së organizuar nga Instituti Octopus me temën “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë, në gjeopolitikën evropiane”. Ajo tha se “Serbia mund ta pushtojë Kosovën”. Sipas saj “është marrëzi të përjashtohet kjo mundësi”. “Sipas mendimit tim personal dhe profesional, me një fqinj që ka lidhje aq të afërta me Rusinë, nuk mendoj se mund ta përjashtojmë çfarëdo opsioni. Do të ishte marrëzi sikur ta përjashtonim mundësinë e një pushtimi, qoftë përmes infiltrimitm të forcave sekrete apo planeve të aneksimit”, tha ajo gjatë kësaj konference. Cassidy tha se është e rëndësishme që “Kosova dhe shtetet e tjera të Ballkanit t’i mbajnë lidhjet e afërta me BE-në”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konfirmohet akisioni në Ministrinë e Infrastrukturës, pjesë e tij policia dhe Prokuroria Speciale 28 minuta më parë
Kosova Kurti dhe Sveçla takojnë shefin e EULEX-it, diskutohet edhe për dezinformimin dhe lajmet e rreme 13 orë më parë