Produktet e blera online po dëmtojnë lëkurën – dermatologia Dafina Krasniqi jep këshilla (VIDEO) NULL NULL 03.03.2025 15:11 03.03.2025 15:11 Dermatologia Dafina Krasniqi, në emisionin "Kosova Today" në Klan Kosova Lëkura reflekton gjendjen e brendshme të organizmit, prandaj çdo infeksion apo alergji mund të shfaqet me puçrra ose skuqje, sipas dermatologes Dafina Krasniqi. E ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ajo thekson se me ndryshimet e temperaturës, duhet përshtatur edhe rutina e kujdesit për lëkurën. “Është thelbësore që njerëzit të konsultohen me dermatologun për të kuptuar tipin e lëkurës dhe produktet që i përshtaten”. Shpesh, produktet e blera online, pa një udhëzim profesional, përkeqësojnë gjendjen e lëkurës dhe kur pacientët vijnë tek ne, problemi është tashmë i avancuar”, shpjegoi Krasniqi, transmeton Klankosova.tv. Ndiqni më shumë këshilla, në videon e mëposhtme: