Prodhimet shqiptare bllokohen në Kukës, shkak vendimi i Kurtit për targat serbe NULL NULL 16.06.2023 17:19 16.06.2023 17:19 kamionet bllokimi Dhjetëra kamionë të ngarkuar me prodhime shqiptare janë bllokuar prej dy ditësh në pikën kufitare të Morinës në Kukës. Shkak është bërë vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të ndaluar çdo automjet të transportit të mallrave me targa serbe për të hyrë në territorin e vendit, por kjo ka dhënë efekte negative edhe për prodhimet shqiptare, shkruan Tvklan, përcjell Klankosova.tv Drejtuesit e kamionëve thonë se ndalimi ka ardhur pa paralajmërim, pavarësisht se malli është shqiptar dhe destinacion ka Kosovën dhe Serbinë. Ata bëjnë thirrje që tregtia të mos bëhet viktimë e politikës. Radhë të gjata kamionësh janë shënuar prej 2 ditësh edhe në pikat e tjera doganore të Kosovës, sidomos ato me Serbinë në veri të vendit. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS