Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Ka pasur anomali të shumta që në fillim (VIDEO) NULL NULL 26.01.2026 18:24 26.01.2026 18:24 Platforma qytetare “Liria ka emër” më 17 shkurt në ora 14:00 do të mbajë marsh për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Njëra nga organizatorët, ish-deputetja Eliza Hoxha në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova dha detaje rreth këtij organizimi. Ajo tha se që nga fillimi i procesit gjyqësor në Hagë ka parë anomali të shumta. “Edhe në mënyrë se si i kanë marrë akterët tanë atje, edhe në idenë se për çfarë është themeluar kushtimisht dokumenti i parë mbi të cilin është themeluar raporti i Dick Martyt, argumentet mbi të cilat është themeluar kjo gjykatë dhe pastaj ka rrjedhë komplet”, deklaroi Hoxha në Klan Kosova.