Procedurë pesëminutëshe për rimodelimin e hundës? NULL NULL 02.04.2019 20:00 02.04.2019 20:00 Një ndërhyrje e shpejtë jokirurgjikale e hundës që zgjatë vetëm pak minuta mund të jetë e mundur duke përdorur shiringa të vogla dhe një rrymë elektrike, besojnë studiuesit amerikanë. Strukturat e thyera të kërcit – si veshët dhe maja e hundës – mund të rimodelohen me metodën elektromekanike (EMR), pohojnë ata. Ajo do të bëhet nën anestezion lokal, duke ju shpëtuar nga qepjet dhe plagët, u tha në një konferencë shkencore në Florida. Ende nuk janë bërë teste tek njerëzit. Studiuesit kanë provuar EMR në kafshë dhe ka treguar sukses në ndryshimin e veshëve dhe rimodelimin e hundës.