Problemi i Ministrisë: Bie sistemi, tollovi për regjistrim të veturave (VIDEO) NULL NULL 01.06.2026 20:34 01.06.2026 20:34 Kaos është krijuar sot në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, ku qytetarët kanë mbetur pa u shërbyer për orë të tëra për shkak të rënies së sistemit. Që nga ora 08:00 e mëngjesit, një numër i madh qytetarësh nuk kanë arritur të pajisen me targa apo të kryejnë regjistrimin dhe licencimin e automjeteve. Sipas punonjësve, sistemi ka dalë jashtë funksionit, ndërsa në pjesë të tjera të Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk janë raportuar probleme të ngjashme. Disa qytetarë janë detyruar të largohen, ndërsa të tjerë kanë mbetur duke pritur në radhë me orë të tëra. Ata kanë thënë se nuk kanë marrë asnjë sqarim të qartë se kur do të rikthehet funksionimi i sistemit. Ndiqni kronikën: