Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prizreni gati për Garën e Automobilave

NULL NULL
02.06.2015 16:59
Në Federatën e Auto Sportit të Kosovës dhe në Auto Klubin Prizreni D&G janë mobilizuar që kjo garë të shndërrohet në një festë.

Kampionati i Kosovës në automobilizëm do të vazhdojë në këtë fundjavë, me garën e cila do të zhvillohet në Prizren.

Është kjo gara e dytë rrethore (pas asaj në Ferizaj), ndërsa e katërta në përgjithësi.

Në Federatën e Auto Sportit të Kosovës dhe në Auto Klubin Prizreni D&G janë mobilizuar që kjo garë të shndërrohet në një festë, të cilën do ta ndjejnë jo vetëm prizrenasit, por të gjithë dashamirët e këtij sporti në Kosovë.

Ashtu sikur edhe në tri garat e para, edhe kësaj radhe pritet rivalitet i madh, ndërsa garuesit do t’i kenë të gjitha mundësitë për ta shprehur pasionin, teknikën dhe guximin në atraksionet me makinat e tyre.

Përgatitja e shtegut dhe pjesa tjetër teknike e punës për mbarëvajtjen e garës është në vlugun më të madh, derisa adrenalina e garuesve ka filluar të vërehet qysh tash.

lajme të ngjashme