Prizren: Vetëdorëzohet i kërkuari, ishte dënuar me mbi 6 vite burg NULL NULL 10.03.2026 14:26 10.03.2026 14:26 Një person i dënuar me mbi gjashtë vite burg është dorëzuar në polici në Prizren. Më 9 mars, pas një pune intensive të njësitit të urdhëresave të Stacionit Policor në Prizren, është realizuar urdhër-arresti ndaj M.V., 56 vjeç, nga Samadraxha e Suharekës, me banim në Prizren. Sipas policisë, pas kërkimeve për arrestimin e tij, i dënuari është vetëdorëzuar në polici. Më pas ai është shoqëruar dhe dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për vuajtjen e dënimit me burg. I njëjti ishte në kërkim dhe ishte dënuar me gjithsej 5 vite e 500 ditë burg efektiv me disa vendime të plotfuqishme të Gjykatës Themelore të Prizrenit, ku në dënim i është llogaritur edhe koha e qëndrimit në paraburgim dhe në arrest shtëpiak. I arrestuari ishte dënuar për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”./Klankosova.tv