Prizren: Aksident mes veturës dhe motoçikletës, dy të lënduar NULL NULL 17.11.2024 23:30 17.11.2024 23:30 Foto arkiv: Policia e Kosovës. Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në Prizren. Ata pësuan lëndime të lehta trupore. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren Shaqir Bytyqi. Bytyqi tha se motoçikleta ishte goditur nga një veturë. “Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka proceduar me rastin”, tha Bytyqi.