Prishtinë: Lëndohet me mjet të mprehtë një person NULL NULL 25.07.2024 19:48 25.07.2024 19:48 Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv. Një person ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje për Klankosova.tv. Ajo tha gjithashtu se lidhur me ngjarjen po intervistohen dy persona, njëri në cilësinë e dëshmitarit, tjetri nën dyshimin se është përfshirë në rast. Ahmeti, tutje tregoi se informatën për ngjarjen e ndodhur, policia e ka pranuar rreth orës 18:50.