Prishtinë: I dyshuari shkrepë dy herë me armë pas një konflikti me një person tjetër NULL NULL 18.09.2023 09:22 18.09.2023 09:22 policia Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në Prishtinë në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Bregu i Diellit”. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës. Sipas raportit të policisë, i dyshuari kishte shkrepur dy herë me armë, pas konfliktit me një person tjetër dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. “Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një telefon celular. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.