Prishtinë: Hiqen ulëset e tavolinat, mbillen pemë në Parkun e Qytetit NULL NULL nga Arbëresha Fazliu 10.05.2023 20:32 nga Arbëresha Fazliu 10.05.2023 20:32 Komuna e Prishtinës të premten ka larguar nga parku i kryeqytetit tavolinat e karriget e kafeneve, sepse ato nuk kanë pasur leje për t’i vendosur në hapësirat e parkut. Pronarët e lokaleve ankohen se kanë kërkuar disa herë leje nga komuna por s’kanë marrë përgjigje, njofton KlanKosova.tv. Ndërsa sipas drejtoreshës së parqeve, Donika Çetta, për shqyrtimin e këtyre kërkesave për veprimtari të tillë është krijuar një komision i veçantë i cili do të bëjë vlerësimin e aplikimeve, e më pas do të vendosë se si do të lejohet vendosja e karrigeve e tavolinave në hapësira publike. Derisa gjasat më shumë janë që në parqe të lejohet vetëm shërbimi “merr me vete”. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.