Prishtinë: Gjendet pa shenja jete një person në kulmin e shtëpisë së tij NULL NULL 25.12.2023 08:41 25.12.2023 08:41 Një person është gjetur pa shenja jete në kulmin e shtëpisë së tij. Rasti ka ndodhur në fshatin Sharban të Prishtinës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore së bashku me ekipin e emergjencës të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, njofton raporti 24 orësh i policisë transmeton Klankosova.tv Në vendin e ngjarjes ka dal edhe IML të cilët trupin e pa jetë e kanë dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar.