Prishtinë: Dërgohen në mbajtje dy të dyshuar për fajde, personi i tretë ende në arrati NULL NULL 09.11.2024 19:21 09.11.2024 19:21 Foto nga Arkiva; Më datë 9 tetor të këtij viti, policia ka pranuar informacion për një rast fajdeje në Prishtinë. Policia njofton se menjëherë kanë filluar trajtimi i informacioneve si janë ndërmarrë veprimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin. Zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, kanë identifikuar tre persona të dyshuar lidhur me rastin, dy prej të cilëve janë arrestuar dhe intervistuar sot. Sipas policisë, personat e dyshuar janë: – A.F, mashkull 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe; -E.F, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës Ndërkaq, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Aktualisht hetuesit janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar i cili ndodhet në arrati.