Prishtinë, burri ankohet se gruaja po ushtron dhunë psikike ndaj tij NULL NULL 28.09.2023 08:43 28.09.2023 08:43 Të mërkurën rreth orës 11:00, ankuesi ka informuar Policinë në Prishtinë se bashkëshortja e tij në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, pas intervistimit, me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, raporton Klan Kosova.