Prishtinë, asnjë shpresë për shkollë të re të muzikës (VIDEO) NULL NULL 30.06.2017 20:33 30.06.2017 20:33 Mungesa e një objekti për shkollën e muzikës “Prenk Jakova” po krijon shumë telashe. Mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle po kërkojnë nga shteti t’ua bëjë një zgjidhje, njofton Klan Kosova. E zyrtarë të MASHT-it premtuan se shumë shpejt do të ndërmarrin diçka në këtë drejtim. E në hapësirën ku më herët ka qenë kjo shkollë përveç themeleve tash nuk shihet asgjë tjetër. Zyrtarja për informim e komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu përmes postës elektronike ka sqaruar se në lokacionin që përherë ka ekzistuar shkolla “Prenk Jakova” do të bëhet një aneks I shkollës Elena gjika pasi ajo ka nevojë për klasa shtesë. Kronikë e zgjeruar nga Dafina Jegeni – Krasniqi. klankosova.tv