Prishtinë, arrestohet një person i shumëkërkuar NULL NULL 04.08.2024 16:25 04.08.2024 16:25 Një aksion i madh është zhvilluar sot në Prishtinë, konkretisht në lagjen Emshir ku është arrestuar një person shumë i kërkuar. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë Daut Hoxha. Hoxha tha se aksioni është zhvilluar nga njësitë e specializuara të policisë. “Ju konfirmoj se sot në orët e pasditës në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht FAST-ILECU ka realizuar një operacion në mbeshtetje edhe të njësive speciale”, tha Hoxha. Klankosova.tv mëson se personi i arrestuar është A. Lamçe. Lamçe është i kërkuar nga autoritetet shqiptare, konkretisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK.