Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për mashtrim e prezantim të rremë, kërkohej me urdhëresë të gjykatës NULL NULL 20.11.2024 16:52 20.11.2024 16:52 Foto ilustruese e arrestimit. Është arrestuar në Prishtinë një i dyshuar për mashtrim dhe prezantim të rremë, e i cili po kërkohej me urdhëresë të gjykatës. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dënuar me burgim, mbi dy vite për ato vepra, përcjell Klankosova.tv. “Sot nga njësite të stacionit policor Veriu në Prishtinë është arrestuar një person i cili kishte aktive shtatë urdhëresa të gjykatës. XH. P, Mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej pasi që i njëjti është dënuar me burgim (mbi dy vite), për veprat mashtrim dhe prezantim i rremë”. “Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Buzhala: Kushtetuesja brenda një jave del me vendim për votimin e fshehtë (VIDEO) 20 orë më parë
Kosova Mehmetaj, Kurtit: Je rrënues i kuvendit – nomadi i vetëm je ti, edhe literalisht 21 orë më parë