Prishtinë: Arrestohet 26-vjeçari dhe konfiskohen lëndë narkotike NULL NULL 13.04.2023 10:56 13.04.2023 10:56 Policia e Kosovës njofton se dje në Prishtinë kanë arrestuar të dyshuarin 26-vjeçar me inicialet L. M., meqë pasi është kontrolluar një banesë në kryeqytet janë gjetur dhe konfiskuar lëndë narkotike të dyshuar, si vijon: 37 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë me peshë 3 kg, një kavanoz i mbushur me substancë dyshohet me marihuanë me peshë 1 kg e 493.6 gr, një qese me substancë që dyshohet të jetë e llojit kokainë me peshë 10.5 gr, 8 qese dhe një kavanoz me kërpudha, dyshohet të jenë narkotikë me peshë 1 kg e 235 gr, 2 qese të mbushura me substancë, dyshohet të jetë heroinë me peshë 755.3 gr, një sasi pilula, dyshohet të jenë ekstazi me peshë 755.3 gr.,dhe dëshmi tjera relevante për rastin. Bëhet e ditur se rasti është duke u trajtuar nga policia, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.