Prishtinasi që paguante 200 euro tatim në pronë, tani duhet të paguajë 1000 (VIDEO) NULL NULL nga Arbëresha Fazliu 24.01.2023 20:18 nga Arbëresha Fazliu 24.01.2023 20:18 Murat Dushullovcit, i cili jeton në lagjen e Muhaxhirëve në kryeqytet, fatura për tatim në pronë i erdhi me shifrat e reja të hënën e 23 janarit. Vitin e kaluar vlera e pronës së tij ishte 157 mijë euro, ndërsa tani është bërë 674 mijë euro. Dushullovci tregoi për Klan Kosovën, se në 2022-ën ka paguar 207 euro tatim, ndërsa këtë vit i kërkohet të paguajë 1008 euro për 12 muaj. Por kryeqytetasi e ka vendosur të mos e kryejë obligimin që e ka ndaj komunës. “Kjo është e palogjikshme, anomali, jashtë çdo logjike!”, deklaron ai. Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, tha se është ministria e Financave ajo e cila ka bërë rivlerësimin e pronave në tetor të 2022-ës dhe ka rezultuar me rritjen e vlerës së tyre në disa lagje të kryeqytetit, e në të tjerat ka mbetur e njëjtë. Sipas tij, kjo ka ndikuar më pas që menjëherë të ngritet vlera e tatimit në pronë, por jo njëjtë në të gjitha zonat e Prishtinës. klankosova.tv