Prishtinasi arrestohet pasi ngacmonte dhe kërcënonte vazhdimisht një grua NULL NULL 24.11.2025 09:01 24.11.2025 09:01 Policia e Kosovës, foto ilustruese Një burrë është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se kishte ngacmuar dhe kanosur verbalist një grua. I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv. Ndërkohë, arrestimi i tij u bë në orët e hershme të mëngjesit të së dielës. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi dyshohet se kishte ngacmuar dhe kanosur verbalisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.