Prishtina shkon në pushim me një epërsi të lehtë ndaj Bashkimit NULL NULL 21.01.2023 17:56 21.01.2023 17:56 Sigal Prishtina ka shkuar në pushimin mes dy pjesëve në epërsi ndaj Bashkimit, me rezultat 38-34, në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës, në basketboll. Çereku i parë filloi në mënyrë fantastike për vendasit, duke e fituar me rezultat 16-11, teksa në të dytin skuadra nga Prizreni u kthye duke e fituar këtë çerek me shifrat 23-22. Gjatë pjesës së parë, më i dalluari ishte lojtari nga radhët e Bashkimit, Curtis Jones, i cili realizoi 17 pikë, këtër kërcime dhe një asistim. Te Prishtina u dallua Dardan Berisha me 11 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime. /Klankosova.tv.