Prishtina së shpejti me Qendër të Autizmit dhe Sindromës Down, nënshkruhet marrëveshja NULL NULL 18.03.2019 15:55 18.03.2019 15:55 Në prag të 21 marsit, Ditës Botërore të personave me Sindromën Down, Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka nënshkruar sot marrëveshjen e mirëkuptimit me Agjencinë Turke për bashkëpunim dhe Koordimim (TIKA) për ndërtimin e Qendrës së Autizmit dhe Sindromës Down në Prishtinë. Ndërtimi i kësaj Qendre do të mundësohet me bashkëfinancim nga Komuna e Prishtinës, Agjension TIKA dhe shoqatat “Autizmi” dhe “Down Syndrome Kosova”, njofton Klan Kosova. Kjo Qendër do të ofroje infrastrukturën dhe shërbimet për fëmijët dhe individët me sindromën Down e Autizëm, e që kanë nevojë për mbështetje dhe trajtim të specializuar,për të zhvilluar potencialin e tyre maksimal drejt një jetë të shëndetshme, pavarur dhe gjithëpërfshirëse. Hapja e mundësive për këta persona, përmes programeve të ndryshme dhe integrimit në shoqëri, përbën mundësi dhe jo pengesë, thuhet në kumtesën zyrtare të komunës, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë