Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtina lë në të shkuarën reduktimet e ujit (VIDEO)

NULL NULL
17.03.2017 22:27

Udhëheqësit e instituciononeve qendrore e lokale i bashkoi të premtën inaugurimi i fabrikës së re të ujit në fshatin Shkabaj pak kilometra në veri të kryeqytetit.

Me ndërtimin e kësaj fabrike Prishtina do të ketë ujë 24 orë pa ndërprerë.

Se është i lumtur që më në fund po zgjidhet problemi i furnizimit me ujë të pijes, e pranoi edhe vetë kryetar i Prishtinës.

E shefi i qeverisë, Isa Mustafa, u shfaq i kënaqur që u krye puna e nisur nga ai si kryetar i Prishtinës.

Ndonëse vendorët ishin të parët që thanë fjalët e tyre për fabrikën, për ndërtimin e saj meritat më të mëdha u takojnë ndërkombëtarëve.

Prej 35 milionë eurove sa ka kushtuar projekti, Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” 20 milionë i ka marrë kredi nga banka gjermane e zhvillimit.

 

Kronikë e Mejreme Gashit.

 

lajme të ngjashme