Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtina ia del me një lojtar më pak, e mposht Dritën në ndeshjen e parë të Kupës (VIDEO)

NULL NULL
09.04.2025 16:56

Prishtina e ka mposhtur Dritën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës me rezultat 0-1.

Golin e vetëm në ballafaqim e shënoi Muja nga pika e bardhë në minutën e 6-të të takimit.

“Plisat” pas 20 minutash lojë prej golit të shënuar mbeten me një lojtar më pak në fushë, pasi Limani u ndëshkua me karton të kuq, njofton Klankosova.tv.

Ndonëse me një lojtar më shumë, Drita nuk arriti që ta barazonte rezultatin edhe pse në fund të takimit ishte shumë afër, por Vitija i Prishtinës ia mohoi golin “Intelektualëve”.

Kjo është ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Kosovës, ndërsa ndeshja kthyese do të luhet më 23 prill.

lajme të ngjashme