Prishtina i bën bashkë motrat basketbolliste (VIDEO) NULL NULL nga Endrit Zogaj 14.10.2022 20:06 nga Endrit Zogaj 14.10.2022 20:06 U bënë bashkë pas katër vjetësh. Bile dy motrat po i bënë bashkë një skuadër e basketbollit. Zërina Shatri u kthye në Prishtinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte nga viti 2018 si pjesë e Kolegjit “Our Lady of the Lake”. Te Prishtina ajo e gjen motrën, prandaj fitoren e humbjen do ta përjetojë bashkë me Era Shatrin. Me kthimin e Zërinës te skuadra e Prishtinës, Era e braktisi Bashkimin për t’u bërë bashkë. Të dyja bashkë në fundjavë do t’i shohim në parket në përballjen e xhiros së parë ndërmjet Prishtinës dhe Vëllaznimit.