Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtina është fituese e Superkupës së Kosovës

NULL NULL
11.12.2022 20:01

Prishtina e ka mposhtur Trepçën, me rezultat 73-54, duke e fituar Superkupën e Kosovës, në basketboll.

Ndeshja u karakterizua me shumë ndërprerje dhe hedhje të mjeteve piroteknike, deri tek edhe zbrazja në total e palestrës.

Çerekun e parë e fitoi Sigal Prishtina me rezultat 13-8, teksa çereku i dytë përfundoi me rezultat të barabartë 15-15.

Në çerekun e tretë, kryeqytetasit u treguan më efikas duke triumfuar me rezultat 24-14, teksa edhe në çerekun e fundit Prishtina  fitoi me rezultat 21-17, për rezultatin përfundimtar 73-54.

Më i dalluari në fitoren e Prishtinës ishte Dustin Thomas me 16 pikë dhe gjashtë asistime.

Prishtina e fitoi për herë të tetë në histori këtë trofe. /Klankosova.tv.

lajme të ngjashme