Prishtina-Drita nuk luhet në “Fadil Vokrri” NULL NULL 23.11.2023 22:21 23.11.2023 22:21 Ndeshja e javës së 15-të në mes të Prishtinës dhe Dritës, nuk do të luhet në “Fadil Vokrri”. Kjo për shkak të fushës së rënduar. Njoftimi u bë nga skuadra nga kryeqytetit. Siç bëhet e ditur loja do të luhet të dielën, më 26 nëntor në Kompleksin Nacional në Hajvali, me fillim nga ora 13:00. Gjendja e fushës në “Fadil Vokrri” ishte qendër e kritikave, sidomos në ndeshjen që kombëtarja e Kosovës luajti me Izraelin. Në këtë ndeshje “Dardanët” triumfuan me rezultat 1:0, me golin e Milot Rashicës.