Prishtina dhe Trepça synojnë sot finalen NULL NULL 30.04.2023 08:33 30.04.2023 08:33 E diela është dita e derbit mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës. Kjo është përballja e pestë gjysmëfinale dhe njëkohësisht vendimtare. Kush e fiton këtë sfidë do të kualifikohet në finale, aty ku po e pret Peja, që ka eliminuar Golden Eagle Yllin në gjysmëfinale. Takimin e parë gjysmëfinal e fituan prishtinasit 82:70, por më pas fituan mitrovicasit 77:68. Kryeqytetasit kaluan sërish në epërsi 2:1, kur fituan 87:71, ndërsa takimin e fundit e fituan ‘Xehetarët’ 82:77, duke bërë që finalisti të përcaktohet në sfidën e pestë. Mitrovicasit në çerekfinale kishin mundur Bashkimin, ndërsa bardhekaltrit u kualifikuan direkt nga vendi i parë. Në edicionin e rregullt të garave, Prishtina përfundoi e para me 22 fitore e gjashtë humbje, ndërsa Trepça e katërta me 17 fitore e 11 humbje. Ndeshja zhvillohet sot nga ora 17:15, ndërsa interesimi për këtë sfidë është i jashtëzakonshëm. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS