Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtina bëhet edhe me një bibliotekë të re (VIDEO)

NULL NULL
23.08.2016 20:27

Në lagjen Dardania në Prishtinë, është përuruar biblioteka më e re, “Hivzi Sulejmani”.

Projekti për ndërtimin e këtij objekti, kishte nisur qysh kur me komunën qeveriste Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se ndjehet shumë i gëzuar që më në fund është finalizuar ky projekt. Ai po ashtu i ka falënderuar vartësit e tij për punën që kanë bërë në këtë drejtim.

Mirëpo Vlora Dumoshi, nëpërmes rrjetit social në Facebook, ka reaguar ndaj drejtuesve të komunës.

Ajo madje ka shkruar se këta të fundit  nuk i kanë ftuar njerëzit kryesorë që kanë punuar me përkushtim për realizimin e kësaj biblioteke.

Objekti i ri, gjithsejtë ka një sipërfaqe prej 5800m2 me 250 ulëse dhe një fond voluminoz me tituj të librave.

Kronikë nga Dafina Jegeni.

lajme të ngjashme