Prishtina ankohet që nuk po i mundësohet t’i luajë ndeshjet në “Fadil Vokrri” NULL NULL 08.08.2023 22:38 08.08.2023 22:38 Vendimi i Federatës të Futbollit të Kosovës për moslejimin e FC Prishtinës të luajtjes së ndeshjeve në ‘’Fadil Vokrri’’ , ka pasur reagime të shumta lidhur me këtë ngjarje. Drejtori gjeneral i FC Prishtinës Artan Osmani e ka konfirmuar për Klan Kosovën. Ai ka shtuar se kanë bërë kërkesë drejt FFK-së që ndeshjet të zhvillohen në kampin nacional në Hajvali dhe se janë duke pritur përgjigje. Në anën tjetër Osmani është ankuar se si klubit të Ballkanit po i mundësohet që të luajë ndeshje në “Fadil Vokrri”, që sipas tij nuk duhet të ndodhë. Kujtojmë, Ballkani të enjten luan ndeshjen e parë ndaj Lincolm Red Imps, në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndërkohë, Prishtina luan takimin e parë në Superligën e Kosovës këtë të shtune.