Prishet luhatësja në Skenderaj, 9 të lënduar – mes tyre tre të mitur NULL NULL 20.07.2025 08:45 20.07.2025 08:45 Foto ilustruese. Nëntë persona, mes tyre pesë femra, një mashkull dhe tre të mitur janë lënduar nga Skënderaj si pasojë e rrëzimit të luhatëses, e cila fillimisht ishte prishur. Siç njofton Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Fatmir Dibra” në Skënderaj, dhe të lënduarit janë dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente në Skenderaj e më pas më Spitalin e Mitrovicës. Lidhur me rastin, janë intervistuar dy persona të dyshuar, pronari dhe punëtori i lojërave, dhe më pas ata janë liruar me vendim të prokurorit në procedurë të rregullt. Hetimet vazhdojnë lidhur me rastin vazhdojnë./Klankosova.tv