Prindërit kritikojnë kompaninë që prodhon take të larta për bebet (FOTO) NULL NULL 02.04.2017 14:30 02.04.2017 14:30 Kompania e këpucëve për fëmijë është kritikuar nga prindërit për shkak se prodhon take të larta për foshnjat. “Pee Wee Pompat” me bazë në Greensburg në Pennsylvania, krijon pantofla të buta me take për foshnjat deri në gjashtë muaj, transmeton Klan Kosova. Pasi kompania i ka promovuar këto foshnje të veshura me pantofke me take në Instagram duke postuar fotografi ka marrë majft kritika nga shumë prindër të cilët e quajnë shqetësues këtë fakt. “Ato janë shqetësuese dhe krejtësisht të panevojshme” kanë komentuar prindërit në rrjetet sociale.